MARIA
ANTONIETA MANA: NAIVITETI QĖ TĖ MALLENGJEN
Tė lexosh njė poet tė ri - tė
ri nė moshė e nė poezi ėshtė sikur tė pish ujė tė ftohtė te njė krua
mali. Ajo freski sensuale e gjallėruese qė nė fillim tė mbush gojėn e
pastaj, pak nga pak, tė pėrhapet nė trup pėr tė tė zaptuar mė nė fund
deri edhe shpirtin, tė shpėrblen pėr ēdo lodhje e mundim tė hipjes e tė
ripajton me vetveten e botėn. E ti, i rritur e i arsyeshėm si je, mbetesh
disi i habitur e sdi si tia shpjegosh as vetvetes se si njė diēka kaq
naive - ēka nė botė mė naive se uji, era e pastėr e malit, gjelbrimi i
pyjeve - arrin tė tė mallėngjejė kaq thellė.
E
gjithė kjo hyrje, pėr tė ju paraqitur kėsaj radhe njė poeteshė tė re mė
tė renė qė kemi hasur, deri tani - nga Ēifti (Civita), kadundi mė i bukur
arbėresh jo pėrse e kam vendlindje e vendrritje, por pėr vlerėsim objektiv
qė mund tė konfirmojnė pa vėshtirėsi tė gjithė ata shumė shqiptarė qė
erdhėn ndėr arberėshėt vitet e fundit e ata mė shumė edhe qė patėn ardhur
nė epokėn parademokratike. Ēifti ėshtė katund i shtruar si margaritare nė
mes tė shkembinjve qė ngjajnė me flegrat e njė guaske, i lėmuar njė
njėrėn anė nga njė pėrrua qė, pasi dolli zhurmues nga gryka e thellė qė
thyen malin, shtrohet i qetė nė fushėn e rrjedh i heshtur deri nė det, e
ka qiellin e kalthėr si gjetk nė botė nuk e sheh qė nė horizont pėrzihet e
shkrihet me detin e Jon (ma falni kėtė leshim gramatikor tė qėllimtė!), e
natėn yjet shkėlqejnė si diamante tė qėndisura mbi njė gunė tė zezė
kadifeje. Tė gjitha gjėra naive, thelb bukurie. Oh! mė falni, se kėtu jo
pėr Ēiftin duhet tė ju flas, por pėr ēivitjoten poeteshė.
Maria Antonietta Mana (Maria Antonietta Manna) u lind para 25 vjetėsh nė
Kozencė. E kėtu mė lejoni tė saktėsoj se si rrjedhojė e mjekėzimit tė
shtatėzėnėsisė dhe spitalizimit tė lindjeve, me pėrjashtim tė Ungrės (Lungro),
ku ka njė spital, sot e kėsaj dite nė katundet arbėreshe nuk linden mė
fėmijė. Kuptohet se kjo nuk do tė thotė se ska mė fėmijė arbėreshė, meqė
foshnjat e lindura nė spitalet e qyteteve lėtire (italiane) pastaj
regjistrohen nė gjendjen civile tė vendbanimit tė prindėrve; por ka
pesimistė tė pamposhtur qė e marrin kėtė tė dhėnė pėr paralajmėrim ogurzi
tė fatit dhe, si nė pėrrallėn e famshme kalabro-arbėreshe, qahen pėrpara
qė shkopi i varur nė mur tė bjerė mbi foshnjėn ende tė palindur nė djep:
Kadhu manganiedu e aēida Dhuminikiedu: Oj Dhuminikiedu mia! (nga
kalabrishtja: bie shkopi e na e vret Diloshin: Oj Diloshi nėnės!).
Ne
unė edhe ju - pesimistė nuk jemi, bile jemi aq shumė optimistė sa qė
pranojmė patjetėr atė tezėn gjithėpėrfshirėseaspak tendencjoze qė i
shtrin kufijt e Arbėrisė italiane jashtė caqeve tė ngushta tė katundeve
arbėreshe. Sipas kėsaj teze, qė nis nga numri i banorėve me origjinė
arbėreshe ndėr qendrat e mėdha tė lėtinjve, Kozenca ėshtė katundi arbėresh
mė i madh nė Kalabri, Palermo katundi arbėresh mė i madh nė Sicili e
kėshtu me radhė deri te Roma ėshtė katundi arbėresh mė i madh nė Itali.
Pra ku do qė ti lindin arbėreshėt fėmijėt e vetė, i lindin nė njė kadund
arbėresh dhe, kur se kanė atė vendbanim, i regjistrojnė nė njė katund
arbėresh tjetėr.
Tamam si Maria Antonieta jonė, e cila u rrit nė Ēivit e kėtu, bashkė me
lėtishten nga nėna, mėsoi gjuhėn arbėreshe nga babaj e nga gjyshja. Pasi
mori diplomėn e maturės nė liceun klasik, tani studion gjuhė tė huaja nė
Universitetin e Kalabrisė e njėkohėsisht punon si pėrkthyese e anglishtes
e ispanishtes (gjuhėt e bukės, siē do ti quante poeti ynė i shlėlqyer Zef
Skirņ di Maxho) nė njė agjenci pėr vlerėsimin e Parkut Kombėtar tė malit
Pollino, qė ėshtė zona e mbrojtur mė e madhe e Italisė e pėrfshin pra
nė njėfarė menyrėe edhe mbron - edhe Ēiftin e katunde arbėreshe tė tjera.
Nga
babaj, qė i vdiq kur ajo ishte fėmijė, trashgoi pasionin pėr muzikėn, sė
cilės, me nismėn e vetė, i shtoi mė pas teatrin. Por nė kohėn e lirė ajo
merret edhe e me letėrsi, si lexuese e krijuese. Njė vjersh i saj fitoi
ēmimin e dytė nė edicionin 2001 tė konkursit poetik Princ Gjergj
Kastrioti Skėnderbeu tė shpallur nga shoqata kulturore Vatra Arbėreshe
e Kierit (shih paraparathėnien, ars, n. 26). Nė vitin 2002 fitoi ēmimin e
parė nė Konkursin pėr Poezi e Muzikė Qyteti i Fermės dhe u pėrmend pėr
merita tė veēanta nė edicionin XVIII tė Konkursit Ndėrkombėtar Nosside
tė shpallur nga shoqata kulturore Xhani Bozioe Rexho Kalabrias (si mė
sipėr) si dhe , nė 2003 prapė nė konkursin e Kierit.
Pjesėn mė tė madhe tė vjershave qė shkroi Maria Antonieta i mblodhi nė njė
vėllimth qė doli nga shtypi nė muajn dhjetor 2003, me titullin nė
italishte I kanti di un kuore (Kėngėt e njė zemre), gjithsej
katėrmbėdhjetė poezi nė arbėrishte ose anglishte ose ispanishte, natyrisht
qė tė gjitha edhe nė italishte. Njė sprovė e parė pėr tė cilėn vetė
poetesha nė hyrje shtron pyejtjen: Por, sa kam shkruar deri mė tani a
ėshtė me tė vėrtetė poezi ose ėshtė thjesht shfryrja e njė shpirti qė ka
njohur tashmė gėzime e dhimbje?. Ti pėrgjigjemi kėsaj pyejtje mbase
ėshtė herėt. Sigurisht tipari dallues i poezisė sė Maria Antonietės ėshtė
thjeshtėsia, ose, qė ti rikthememi zanafillės sė kėtij shkrimi me shumė
sorollatje jo tė rastėsishme, naiviteti. Naivitet nga pikėpamja e lėndės,
sepse skemi tė bėjmė me ndonjė botėkuptim madhėshtor, por me ndjenjat mė
tė para qė lindin nė shpirtin e ēdo njeriu, e naivitet nga pikėpamja e
formės, meqė autorja nuk vritet ti pėrpunojė formalisht vjershat e veta,
duket sikur szoton ndonjė mjet teknik tė veēantė.
E
megjiithatė mbase pikėrisht ky naivitet, pėr tė cilin poetesha jonė
tregohet e vetėdijshme, u jep vjershave atė hijeshi tė veēantė qė i bėn
thuajse tė tė mallėngjejnė, duke tė prekur nė ato tela tė zemrės qė ti
vetė mendoje se i kishe varrosur pėrfundimisht nėn malet cinike tė
zhgėnjimit qė mėsove nga jeta. Tamam si kur pi ujė te njė krua i ftohtė
mali. A kroi do tė vazhdojė tė burojė e uji do tė mbudhet nė njė shatėrvan
artistik, do tė shohim. Pėr tani le ta pimė e ta gėzojmė mu kėshtu si
ėshtė.
Jo
pa bėrė ndonjė vėrejtje gjuhėsore: nė pjesėn e fundit tė hyrjes sė
vėllimthit tė vetė Maria Antonieta shkruan, se pas perjudhes sė errėsirės
dhe heshtjes sė shpirtit, zemra imė kėsaj radhe kishte vendosur ti
diktonte mendimet e veta nė arbėrishte, gjuha e huaj pėr mua mė e afėrt
dhe me kuptime aq tė thella. Sikur arbėrishtja tė ishte gjuha e rilindjes,
e kapėrcimit tė dimensionit tė dhimbjes pėr tė iu hapur pėrsėri
buzėqeshjes sė jetės. Mirėpo, cila arbėrishte? Duke u nisur nga njė
parakusht qė vetė poetesha shpreh kaq qartė, kuptohet se gjuha e vjershave
tė saj smund tė jetė tjetėr se thjesht e folmja e katundit, e pasuruar,
kur nevoja e kėrkon, me ndonjė fjalė tė huazuar nga ndonjė fjalor, jo pa
ndonjė shtrėmbėrim semantik, e me ndonjė ndikim tė kulturuar nga
shqipja letrare e dėgjuar nė ndonėj mėsim. Por, shikoni, kur them e folmja
e katundit, flas pėr tė folmen e katundit jo si e flet brezi im, por si e
flasin brezat mė tė rinj, pra fort tė ndikuar nga sundimi i italishtes. Ja,
pra, thjeshtėsimin e lakimit tė emrave, me humbjen thuajse tė kallėzores,
gabimet nė pėrdorimin e razave pas parafjalėve, zgjedhimin disi tė
pazakontė tė foljeve e kėshtu me radhė, siē ju vetė mund tė shikoni. E ja
edhe drejtėshkrimin shpesh herė aspak tė drejtė (mbani mend: arbėrishtja
nuk mėsohet (ende) nė shkollė e nė Universitet mė tė shumtit vetėm sa
marrin njė pėrmiellje!). Nga kjo pikėpamje, dokument gjuhėsor. Por nėse
uji do tė vazhdojė tė burojė, kėto janė gjėra qė ndreqen.

Nga pėrmbledhja I canti di un cuore, Castrovillari , 2003
KUJTIME
Ulit[1]
me njė libėr ndir duart
ruanjė[2]
ndėllargit[3]
Ndir hromat[4]
e pamjes
ēė mė vjen pėrpara
shoh njė vashez ēė[5]
breth[6]
dhe njė burrė afir ēė qeshin.
E kujtonjė
Kujtonjė ditat ēė shkuan
shurbiset[7]
ēė bėmė
fshehėsira[8]
ēė qindruan
tek zėmėrat tona
dhe gjithė fjalėt ēė tham
U e
Ti
njė
tatė[9]
me njė bilė[10]
fjalė ēė mosnjeri njeh
ēė iktin e nėng u prurtin[11]
mė.
Kujtonjė edhe at mbrėmė
kur ishim e frijim[12]
bashkė
e
ndė mest[13]
muzikės
Zoti Krisht tė muar me tė
e
me sit[14]
mbė lot
mė
la ndėr tingėllin e qetėsis[15].
Nani jam kėtu
me aq ėndė[16]
tė rritem
e
tė vete pirpara ka udha ime
e
mund gjegjinjė njė vuxhė[17]
afir
ēė mė thot:
Nga[18],
bila ime,
ėm[19]
dorin e vemi[20]
bashkė.

KĖNDIME NJĖJ ZĖMĖRJE[21]
Gjegjė[22]
ēė tė thot zemėra
edhe aty ėshtė njė kėndime:
fjalė, tupticė[23],
melodhi,
ngashėrime, premtime, papritje[24],
qetėsime[25]
ēė tė mbėsojim shurbise[26]
ēė
mosnjėherė njė mjeshtėr mund tė tė thor[27].
Ruaj[28]
atje mbrėrėnda:
mund gjėsh njė derė ēė hapet
njė
lulishte i hunduar[29]
njė
thesar i fėshehur
dhe dielli ēė dritėson
dy shpirtra ēė pirpiqen e lidhen
pir njė udhėtim i gėlatė[30].
Gjegjė ēė tė thot zėmėra:
ėshtė vuxha ndonjeriut
ēė tek magjia atij vendi[31]
e
ndė adhurin e hares[32]
Tė
merr dorin e pėshpėritėn:
Vemi, malli im,
ėshtė dashuria ēė na qellin[33]
ndė
mest ylet e qielli
[34].

VET[35]
NJĖ HERĖ TEK GJELLA[36]
Bie
vet njė herė tek gjella
tė
ruash njė natė dimri ylėzore
njė
pasar ēė vullarin[37]
njė
trėndofile[38]
ēė hapet
o
tė gjegjėsh adhurin e dejtit[39]
kur
dielli dritėson
ėndėrrat e dėshirat tėnde[40].
Bie
vet njė herė tek gjella
tė
gjėsh githėnjėherje
njė thesar i[41]
fshehur
fytyra[42]
ndonjėriut
ēė
ėndėrrin bashkė me ti[43]
e
tek thellėsia njėj vėshtrim[44]
tė
folėsh[45]
me vuxhin e zėmėris.
Bie
vet njė herė tek gjella
kur
ti nėng[46]
e pret
e
nėng adunare[47]
fare
ti thuash me hir[48]
tek
njė krahėrim[49]
i ėmbėl e i ngrohtė
Dashuronjė gjella ime[50]
se
gjella ime je ti

Botohen pėr herė tė parė
MEJTIME
Gjella
ēė
do tė thor kjo fjalė?
Sa
herė e gjegjėtim[51]
e
diovasėtim[52]
e
menduam, e krahėruam[53]
ma
pak herė na ndihu te ndėlgojim[54].
Tė
dimi
pse
nga menat[55]
zėgjohemi
qeshmi, klami, folmi[56]
vemi e vimi, tėrbohemi
duhemi mirė.
Rumi[57]
gjithsej
me sit plot me hare[58]
o
plot me hjidhi[59]
E
puru rumi, dhe ruhemi[60]
vėmi ndė kufģ nga mumend
nga
ditė, nga bėmė
sikundra jemi mjeshtra e vjershėtarė
ēė
daltojin dhe kėndojin[61]
hapat mola e tė qetura tudhis e jonė[62].
Ēėshtė
gjella?
Njė
lozje hromesh
miqėsie me adhurin[63]
e dashurģs
njė
tren ēė rrangarin[64]
drejt pakufirit[65]
poezi...
vėrtetėsia[66]
ime.

UDHA JONĖ
Ecinjė vetė
e gjithnjiherje
zė e[67]
dridhem
mė bėnė ngrit[68].
Ma[69]
jo
nėng jam e sėmurė!
Pra
gjegjinjė edhe njė vuxhė
ėshtė e tėndja
mund e njoh
ndė
mest tjerat milė e gjindies[70].
Prirem[71],
tė shoh
edhe ti mė ruan
mė
thėrret, mė qeshin
mė vjen afir
do tė mė folėsh
E kėshtu
me krahėt tėnde[72]
ēė mė shtringojin fortė
apriasu tupėticėt e zėmėrat[73]
tona
vemi bashkė drejt ajo udhė[74]
ēė
shėnon hapat e gėzimit jonė[75].

[1]
ulėt. Qė tė shmangim shėnime tė tepėrta, megjithėse do tė ju mėrzit,
vini re njė herė e pėrgjithėmonė se nė tė folmen e Ēiftit, zanorja ė
nė rrokje para e pastonike kthehet nė i. Nga ky rregull nė tekset e
autores ka ndonjė pėrjashtim
[2]
ruaj. Vini re: e folmja e Ēiftit, si tė gjitha tė fomet arbėreshe,
e ka veten e parė tė kohės sė tashme tė dėftores e ka me mbaresėn nj.
Kėsaj autorja ka zakon ti shtojė njė ė
[4]
ngjyrat (edhe nė rastet e tjera)
[5]
qė (edhe nė tė gjitha rastet e tjera)
[10]
bijė (edhe nė rastet e tjera)
[13]
nė mes tė (edhe nė rastet e tjera)
[14]
sytė (edhe nė raste tė tjera). Vini re: nė vend tė y- sė, tė
gjitha tė dialektet arbėreshe kanė i-nė. Por nė tekstet ndonjė y
do ta gjėjmė si ndikim, pa dashje, nga shqipja e studjuar.r
[15]
tungullin e heshtjes
[17]
zė (edhe nė rastet e tjera)
[21]
Kėndimi i njė zemre. Vini re: fjalėn kėndim, -i autorja e pėrdor
nė formėn pak arbitrare kendime, -ja
[22]
dėgjo (edhe nė rastet e
tjera)
[24]
tė papritura, surpriza
[35]
vetėm (edhe nė rastet e tjera)
[36]
jeta (edhe nė rastet tjera)
[46]
nuk (edhe nė rastet e tjera)
[48]
se po i thua spontanisht
[50]gjellin
e ime = jetėn time
[54]
na ndihmoi ta kuptojmė
[56]
qeshim, qajmė, flasim
[60]
E megjithatė shohim dhe shihemi
[61]
gėdhendin e kėndojnė
[62]
hapat e ngadalta e tė heshtura tė udhės sonė
[70]
njė mijė tė tjerave tė njerėzve
[73]
pas ritmit tė zemrave