Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

Nella rivista albanese "Ars" una rubrica di Caterina Zuccaro

 

LEONARDO TARTALJONE: VJERSHAT SI TABLLO NĖ LĖVIZJE

Nga Katerina Xukaro

Le ta rimarim ku e lamė numrin e kaluar: vėrtetė, me autorėt arbėreshė duhet durim. Por, po durimin e pate  dhe nuk u tėrhoqe pėrpara vėshtirėsive tė para dhe e ngule kėmbėn te njė lexim nganjėherė jo i lehtė, ata dinė tė ta bėjnė qejfin. Duke u nisur nga ky paralajmėrim, le ta vazhdojmė pra udhėtimin tonė nė atė Arbėri jo klasike ku vetėm kėto vitet e fundit kanė filluar tė dalin tekste tė shkruara dhe tė shkojmė kėsaj radhe nė Rur (it. Ururi), nė provincėn e Kampobasos, krahinė e Molizit, trevė qė ku kėto vitet e fundit po merr hov njė lėvizje shumė e gjallė pėr ruajtjen dhe mbrojtjen e kulturės dhe gjuhės arbėreshe. Njė lėvizje qė vetėm pjesėrisht ėshtė pasojė e ligjit 492/1999 pėr mbrojtjen e pakicave gjuhėsore, ngase kishte filluar kohė para hyrjes sė fuqi tė kėtij ligji. Por s’ka dyshim se ky ligj, bashkė me ligjet plotėsuese nė shkallė krahinore qė i e erdhėn pas a nganjėherė i paraprinė, ndonjė ndihmė po e jep, tė pakten nga pikėpamja e financimit tė aktiviteteve. Pse e them kėtė? E them sepse, me gjithė tė ngjarė, pa kėto financime librin pėr tė cilin do tė ju flas nuk do ta kishin patur kurrė nė dorė, nė kuptimin e thjesht se nuk do tė ishte botuar kurrė. Nė fakt, vėllimthi qė pėrmban 58 vjersha, ka titullin dygjuhėsh “Poezit – Le poesie”, u botua nė vitin 2005 me financim tė bashkisė sė Rurit dhe tė krahinės Molize nė sajė tė ligjit  krahinor 15/1997 (para ligjit kombėtar!) pėr vlerėsimin e trashgimisė kulturore tė pakicės arbėreshe. Autori i tij ėshtė Leonardo Tartaljone [Tartaglione], i ri si poet, mjaft i pjekur pėr nga mosha, meqė u lind nė Rur nė vitin 1929. Pėr Tartaljonen dėgjova herėn e parė nė kuadrin e asaj vatre tė pjellshme poetėsh arbėresh qė ėhstė konkursi letrar “Prici Gjergj Kastrioti Skėndergeu” i organizuar nga shoqata e merituar e arbėreshėve tė rishpėngulur nė Kieri, afėr Torinos, e cila e ka emrin tamam “Vatra Arbėreshe”. Nė Kieri, Yni fitoi ēmimin e tretė nė vitin 2001, me vjershėn Horėn time ng’e harrova. Por, po tė kisha qenė me e vėmėndshme – ose tė ishin botuar nė ndonjė formė kėngėt e festivalit! – do tė kisha vėnė re se tashmė nė vitin 1985, me kėngėn Trėndafilja ai kishte fituar ēmimin pėr tekstin mė tė mirė nė edicionin e gjashtėt tė Festivalit tė Kėngės Arbreshe nė Shėn Mitėr (it. San Demetrio Corone).  Pra, Leonardi s’ka filluar tė shkruajė nė vitin 2001 dhe nė fakt, vjershat e pėrfshira nė pėrmbledhje datojnė qė nga viti 1977, kur Autorin e gjejmė edhe ndėr themeluesit e shoqatės kulturore historike tė Rurit Gjaku shprishtė.

Pėr nga stili dhe gjuha, Leonardo Tartaljone bėn pjesė nė rrymėn e poetėve popullorė arbėrshė, cilėsim ky, qė nuk ėshtė assesi zvogėlim, sepse, sikurse tashmė kam patur rastin tė theksojė, ėshtė pikėrisht kėsaj rryme qė Arbėreshėt e sotėm i kanė borxh, shumė mė shumė se sa intelektualėve gjuhėsisht tė vetėdijshėm,  mbijetesėn e gjuhės – pėr sa gjuha mbijeton sot e kėsaj dite – dhe e aftėsisė sė saj pėr tė qenė diēka mė shumė se njė katalog termash tė mbytur nė njė kontekst gjuhėsor italian. Prova e provuar se kur e di arbėrishten, mund tė luash me fjalėt dhe tė thuash, e tė shkruash, arbėrisht, atė qė do. Mirėpo, sot arbėrishten e dinė vetėm ata tė moshės sė Autorit tonė e shumė pak mė shumė. Aq sa vetė Tartaljone-ja nė njėrėn nga vjershat e tij etnike, Po rroftė gjuha jonė e bukur, shkruan hidhur “… Sonde nga horė[i] ēė vete / ku fara jonė rron, / arbėresh ti pak u mbjete[ii], / ku vajte gjuha jonė?/ Ē’e bėrėm gjuhėn jonė / ēė flisėjėn prindėt e tonė?…”.

Krahas temės etnike dhe lidhjes sė fort me vendlindjen, qė nė njė vjershė tjetėr, atė “Horėn time ng’e harrova” tė pėrmendur mė sipėr,  e bėn tė shkruajė “Pregon[iii]j me lotė t’errenj, kjo ditė ēė pres, / ka hora ēė hapa sytė, u do tė vdes” ,  temė tjetėr e poezisė tė autorit tonė ėshtė dashuria, tė cilėn ai e pėrshkruan me tiparet e gruas, qė ėshtė e shoqja, me tė cilėn ndajti jetėn, por edhe diēka mė tepėr, njė figurė nuk e kupton deri nė fund se sa ideale dhe sa reale, qė pėrshkon tė gjithė jetėn e tij, si dėshirė e papėrmbushur, ėndėrrė e parealizuar e megjithatė gėzimprurėse, sepse “dashuria ishtė dritė” dhe mungesa e saj e bėn njeriun tė jetojė nė terr.

Mirėpo, tipari mė kryesor i poetit tonė, marka e tij,  ėshtė njė aftėsi e paparė pėr tė vrojtuar dhe tė pėrshkruar botėn pėrreth, qoftė botėn e pėrditshme me lėvizjet dhe ndodhitė e saj mė tė imta, qoftė botėn e dikurshme, kur ai ishte fėmijė ose i ri. Poezi qė janė tabllo nė lėvizje, ku shija e pėrshkrimit tė hollėsishėm tregon njė kujdes tė veēantė dhe njė dashuri tė jashtėzakonshme pėr gjithēka ekziston dhe ku kujtesa nuk ėshtė kurrė nostalgji – poeti pėrshkruan pa patur turp vėshtirėsitė e jetės nė njė fshat tė vogėl dhe tė varfėr, qoftė ato qė shikonte se i pėrjetonin tė tjerėt, qoftė ato tė tijat vetė - por ndjenjė e jetės sė jetuar plotėsisht, pėr tė cilėn duhet gjithsesi tė falenderosh Perėndinė. E megjithatė, kjo vetėdije nuk duhet tė tė bėjė tė harrosh atė qė qeve, sepse vetėn nga atje mund nxjerrėsh arsyet pėr ēka je dhe hovin e duhur pėr tė ndėrtuar nė menyrė tė vetėdijshme ardhmėrinė. Si dhe s’duhet tė harrosh se jeton i zhytur nė natyrė, se je pjesė e natyrės, e cila nė shfaqje tė sajnė ka mėsime pėr tė dhėnė.

Ka ndonjė vjershė dhe pjesė vjershe qė janė xhevahire tė vėrteta, bėrthama lirizmi tė kulluar, e deri edhe pėrpjekje stilistike jahstė skemave; ka vjersha tė rendomta e ka me pak vlerė letrare. Por tė gjitha i shpėton njė si habi e mallėngjyer e jo rallė herė e mėshirshme me tė cilėnn poeti i vėshtron - i zhytur nė to dhe jo nga piedestali -  tė tashmen, tė kaluaren, natyrėn pėrreth dhe ia pėrshkruan lexuesit me pėrvujtėrinė e kujt nga sa sheh dhe jeton di tė nxjerrė mėsime pėr jetėn.

Nga sa thash pėr autorin, del vetė se gjuha e tij ėshtė e folmja e katundit, e Rurit, tė cilėn ai e pėrdor – pa patur turp -  me tė gjitha fjalėt e huazuara nė shekuj nga tė folmet neolatine tė zonės dhe qė tashmė janė ato vetė pėrbėrėse tė tė folmeve arbėreshe, aq sa folėsi i rendomtė – e me tė poeti popullor - as qė e vė mė re se janė huazime.

Natyrisht, si shumė autorė tė tjerė arbėreshė, veēanėrisht tė moshės sė tij, Leonardo Tartaljone-ja ėshtė autodidakt pėr arbėrishten. Vjen mė thėnė se ka mėsuar ta shkruajė vetė gjuhėn amtare. Nė rastin e veēantė, nuk jua fsheh se kjo e vėshtirėson jo pak leximin e vjershave tė tij, ku problemi nuk ėshtė aq e folmja katundare, sa (pa)(drejt)shkrimi i saj dhe mungesa e ēdo redaktimi (ose njė redaktim tepėr shumė i pakujdesshėm- edhe kjo s’ėshtė e rallė!). Problem qė kemi hasur edhe te autorė tė tjerė, por qė kėsaj radhe, pėr herė tė parė mė detyron tė ndėrhyjė sado pak nė tekstet e shtypura pėr ta lėhtėsuar disi leximin e tyre. Konkretisht, nuk do tė prek assesi tiparet e gjuhės nga pikėpamja fonetike ose gramatikore e deri diku edhe drejtshkrimore (dmth. nuk do tė ndreq ato qė sipas normės standarde quhen gabime), por vetėm sa do tė kufizohem tė ndajė fjalėt qė autori shkruan tė bashkėngjitura, ndėrsa pėr fjalėt a shprehjet mė tė errta pėr lexuesin shqiptar, si zakonisht nė kėtė rubrikė, do tė japė shėnime shpjeguese. Pėr njė lexim korrekt tė sė folmes sė Rurit, mbani parasysh, gjitahshtu, se shkronjėn “y” qė autori pėrpiqet ta pėrdor aty.-kėtu sipas normės standarde duhet ta lexoni “i”, meqėnėse fonema pėrkatėse nė tė folmet arbėreshe nuk ekziston.

JURNATIJERI[iv]

 

Mbaj ndėr mend, kur tata vej

mbė jurnatė[v], kur vet e gjej[vi].

Gjegjia[vii] mėmėn, kur e zgjoj,

tė gjej jurnatėn vet prėoj[viii].

Lart ka[ix] Porta[x] vej e prisi[xi]

Njė patrun pė’t’e sėrisi[xii].

Kur lavurin[xiii] vet e gjej

Pė’ atė jurnat vej e shurbej[xiv].

Mėma i lidhi[xv] ka stiavuku[xvi]

Njė fėrtat zbatuor me vroku[xvii].

Njė rragjė[xviii] me ujė e qej[xix],

me trainin jashtė errej[xx];

Taskapanin ka patelja[xxi],

 zėmra i bjej[xxii] nga hareja.

Flisi, qeshi[xxiii], edhe kėndoj,

ke[xxiv] ka shpia sollde rėtroj[xxv].

Njė jurnatė me shatin bėj,

tė lėshoj kurra ngė lėj[xxvi].

Sa errej ēė dielli kalloj[xxvii]

derdhi[xxviii] shatin e lėshoj.

Kur arrėsir[xxix] ka shpija errej,

ka trjesa prisi[xxx] e rrij.

Njė puatė[xxxi] me qiqra drij[xxxii],

haj bukė e vej e flij.

Ka nutata[xxxiii] vetė rusoj[xxxiv],

mėma zgjuot[xxxv] Krishtin prėgoj.

I thoj Krishtit pė t’shurbej[xxxvi],

pėr ktė ditė e re ē’errej.

Sa herė ditėn zėmra i kjaj[xxxvii],

kush ngė kishė mosgjė tė haj.

Kur ka shpia ngė shurbejnė

mė dhėtir vejėn ndė gjejnė[xxxviii].

Mosė harromi sa patovmė[xxxix],

sa pangrėnė jurnata shkovmė[xl].

Ma edhe kur putita[xli] na haj,

grika na qeshi e zėmra na kjaj.

 

Shtator 1979

 

U, JĖMA[xlii] E TRE PILINDAQ

Njė ditė motin[xliii] me sytė isha e vareja[xliv]

kur paē njė mėmė qė kjaj nga faleja[xlv].

Ka pinxhat[xlvi] ndėnė e sipėr vet kėrkoj

ka[xlvii] moti, torna torna[xlviii], fluturoj.

E shihja ke varej e mė lukoj[xlix]

M’u dukė ke dogjagjė[l] vet dishė mė thoj[li].

E pjesa[lii] ēė mė dishi, ēė kėrkoj,

kur paē falen pa zogjtė, ke mė gjuftoj[liii].

Vashova[liv] sytė ka dheu tė vareja,

kur paē tre pilindaq[lv] ēė ja dridhshi[lvi] gjella.

Dal e dal, me dorėn ime i zura,

ka pinxhat hipa e ka faleja i vura.

Kur pa tė tre tė bijtė, bashkė ka faleja,

kit shihėjt si vet bėj ka hareja.

Prorshi, ngrihshi[lvii], nga pinxhė me kėmbė jundoj[lviii],

tė haristisėnj[lix] shumė, … m’u dukė ke thoj.

 

Prill 1980

 

DASHURIA ISHTĖ DRITĖ

 

Dashuri ka vajte,

dashuri ku gjėnde,

shkėlqeje si gja[lx] dielli,

ēė mua mė zėje sytė..

Nanģ ngė kam mė ditė,

ngė kam  ne[lxi] mė natė,

u mbjeta[lxii] gja burrithi[lxiii],

ēė ngė shehė, ne ditė e natė.

Turnohu[lxiv], dashuri,

eja ėllmė[lxv] ca natė,

eja ėllmė ca ditė,

eja ėllmė ca dritė.

 

Tetor, 2001

 

ĖNDĖRRA IME

Gja te kur ngrah[lxvi] tė bie shekuj tija[lxvii],

kėshu qeti[lxviii] pė’ mua, kur u njohėn na tė dija[lxix].

Gja lisi[lxx] thatė m’u mbjeta me sytė pėrjashta rrija,

zėmra m’u fermua[lxxi], pė t’vuja[lxxii] brėnda tija.

Sa shumė e bukur ishe, njė erė mbė lule drije[lxxiii],

te kur mė flase mua, lule ka grika nxirrje.

Kishe leshtė[lxxiv] gja sirmi[lxxv], faqja[lxxvi] tė shkėlqej,

sytė i kishe ti gja kur ka qellėza[lxxvii] i[lxxviii] dielli.

E bardhė e kuqe gja molla, me grikėn si pėrtuze[lxxix],

me buzėt tė kuqe gja shega, mė dukėshe si njė nuse.

Atėhera isha e tė thoja, kjo zėmrė bije[lxxx] pė’ tija,

kur paē[lxxxi] njė rreze dritė ēė vij ka parathirja[lxxxii].

Aq dritė ēė bėj, ke sytė dish m’i ēikoj[lxxxiii],

sa shumė mund shkėlqej, njera[lxxxiv] ēė mua mė zgjovi[lxxxv].

P’atej e kėtej vareja[lxxxvi], tė kėrkoja tija,

ca herėt erdha nxe[lxxxvii], kur paē ke ėndrra mirrja.

Sa lig mund u mbjeta, ke[lxxxviii] mė ngė shihja tija,

mbulova kocė[lxxxix] e kėmbė, popa[xc] u vuhėshė[xci] tė flija.

Me mallin tė mė vije ka ėndrra[xcii] njetėr herė,

pė’t’rrija me tija, po me tija edhe ta fler[xciii].

Edhe ndė ka ėndrra ti mua ngė mė vjen,

Ka t’diē[xciv] ke zėrmra ime po brėnda tija tė qenė[xcv].

 

Dhjetor 2001

 

 

ZOGU E FALEJA

 

Ngriva[xcvi] sytė ka qellėza, kur paē ke ishi e shkoj

Njė zog shumė i bukur, ēė aftu[xcvii] fluturoj.

Dy tre fillė[xcviii] kashtė ka grika[xcix] ishi e qej,

e sipėr njėja lisi zogu ish’e vej.

Ka njė degė e trash kėmbėt ish’e puzoj[c]

pas[ci] degė mbi degė u nisė tė cumbėtojoj[cii].

Sa pa dy degė ngjitur mori e vet fėrmovi[ciii],

fille kasht ēė kishi ka degėt i puzovi[civ].

Njetėr zog vij, ta fluturuor errej[cv]

Tjetrėn kashtė ka grika edhe vet e biej[cvi].

Do tė shoē thaē[cvii] ke falen jan’e bėnjnė

E ngė shkonjn[cviii] dy tre ditė, e brėnda vet e lėnjnė[cix]?

Sa mė pėlqej tė shihja te kur falėn e bėjnė,

mė vij njė mall t’i ndihja, ndė zogjėt mua mė lėjnė[cx].

Rrija ndėn[cxi] ka lisi, falen isha vareja[cxii],

te kur e shoh zogun

ulur ka faleja.

Hipa lart ka lisi pė’t’shihja ēė kishė bėnur,

paē dy tre ve[cxiii] ēė zogu kishė lėnur.

Sa hare mund kisha, ke tjetrit zogj i lėjnė[cxiv]

Kur gjegja[cxv] ca mė gijatė[cxvi] ke mė shkupetn shkrehėjėn[cxvii].

Rrodha pė’t’kalloja[cxviii], errura posht ka lisi

Kur paē zogun pėr dhe ke ishi pė’tė vdisi.

E zura dal me duora, sytė tė dy shtrėngoj,

gjaku ishi e i rridhi, e lota i kalloj[cxix].

Te kur sytė i hapi, varej ku ishė faleja,

parna[cxx] ke mė thoj ka faleja ta qeja.

Hipa lart ka lisi, ka faleja e vura,

kur paē ke mbijti[cxxi] sytė, sa me dorė e lura[cxxii].

Sa ligė mund u mbjeta, sa u zdinjuoē ka rraja[cxxiii],

kur paē zogun vdekur, mė shkavi mua tė kjaja[cxxiv].

 

Qershor 2002

 

FRIN[cxxv]

 

Frin,

natė e ditė frin.

Dera mė hapet,

parathirja zbatohet[cxxvi],

plėhėt[cxxvii] fluturohet,

dielli mbulohet,

lisi qikohet[cxxviii],

lulja mushohet[cxxix],

dashuria soset[cxxx],

e mua mė duket

ke shekulli stėrjohet[cxxxi]

e zėmra mė ftohet.

E di ku mė ngrohet?

Sa dashuria turnohet[cxxxii],

lulja ngėrlohet[cxxxiii],

lisi na ndreqet,

dielli na duket[cxxxiv],

pleha ngė tundet,

parathirja ngė gjegjet

e derėn e hapėnj

 kur mua mė duhet.

 

Korrik 2003

 

 

FLOQJA BORW

Njw menat u ngreva e njw twtimt[cxxxv] m’errej,

vajta pw’t’vareja, kur paē ke hora biei[cxxxvi].

Rrija grikwhaptw, floqet t’i vareja,

sa bukur posht kallojwn[cxxxvii], qeshja ka hareja.

Sa mw pwlqej t’i shihja, floqet kur kallojnw,

kallojnw qetw gja vajtw, ka dheu kur puzojnw[cxxxviii].

Kur paē njw bukur floqe ke dal e dal kalloj,

mu duk ke sa mw pa, u nis ke dish fwrmoj [cxxxix].

Hipi, iki, priri[cxl], mw dukwshi si ke loj[cxli],

vej, vij, rrij, ma ka dheu ngw kalloj.

Sa floqja mw pwlqej, me dorwn dish’e zwja[cxlii],

mwma mw lukovi[cxliii] ke floqen borw tw lwja.

P’atena e ktena bwj, posht e lart vej e vij,

kur paē ke njw vwndim[cxliv] u nis jashta tw frij[cxlv].

Floqen e kwrkoja, kur  paē se ish’e vej,

ka nj’an p’atena e qej  e ka tjetra ktena e bjej[cxlvi].

E lutwmja her[cxlvii] ē’e paē, m’u duk ke mw varevi[cxlviii],

bashkw me tjetrit floqe, poshtw ka dheu e qevi[cxlix].

Sa mund mw dhwshpwlqevi, dridhsha gjithw ka rraja,

mbw grushte zura vritin[cl], njetwr kole e ēaja[cli].

Kallovmw[clii] u e mwma, ka qaca[cliii] t’e kwrkojnw,

ku kishw puzuor[cliv] floqja varehwm nd’e dhuqojmw[clv].

U niswm tw varejmw, floqet mw kallojnw,

te kush e di ku gjwndwshi te ku mund’e swtrovnw[clvi].

Mushu mushu[clvii] hipwm tw dija[clviii] lart ka shpija,

u ula ka njw sexhw[clix]  e gja qeni vrar rrija.

Bjetwr her me sytw si biei borw vareja,

u ngreva ku isha ujur e popa vajta fleva[clx].

Sa paē ka kuluneta[clxi] ke u nis tw shuhwshi lumi[clxii],

u vuha[clxiii] brwnda shtratw e mw zuri mua gjumi.

 

Korrik 2003

 

GRUOJA M’E BUKUR

Nga anė[clxiv] e bukur je,

moj bukura ti grua,

gjithsena tė ka hje[clxv]

atė ēė bėn o thua:

ndė[clxvi] ha, pi o fle,

hipėn o kallon[clxvii],

lukun[clxviii], kėndon,

stron[clxix], arnon,

prėgon[clxx], malkon,

shkruon, lixhon[clxxi],

kja[clxxii] o rėkon.

Ndė xhishe[clxxiii], vishe,

lahe, krihe,

pulire[clxxiv], lihe

keqe, shurohe[clxxv],

ngrohe, ftohe,

virre, mbahe,

uje[clxxvi], ngrihe,

ndreqe,qjkohe[clxxvii],

kukuose, vashohe[clxxviii].

Bredhė[clxxix], mėrihe,

kėcen, rrėfihe,

qeshėn, mushohe[clxxx],

mbulohe, zumbulohe,

pėrgjugje, zdrajohe[clxxxi],

dhėmbe, kruhe,

meke, zgjohe,

gjegjėn, thua,

zdinjohe a lua[clxxxii];

mėse[clxxxiii] ti grua

brėnda ka shekulli

 mė pėlqenė mua.

 

Gusht 2005


 

[i] katund

[ii] mbete

[iii] lutem

[iv] argati

[v] shkonte tė punonte mė ditė

[vi] kur e gjente (njė punė). Vini re: nė tė folmen e Autorit, si dhe nė shumė tė folme arbėreshe tė tjera,  forma e vetes sė tretė njejėse tė kohės sė pakryer tė menyrės dėftore ka mbaresėn e thjeshtėsuar  -j (nga –nėj)

[vii] dėgjoja

[viii] lutej qė ta gjente punėn mė ditė

[ix] nga

[x] toponim i Rurit

[xi] shkonte tė priste

[xii] njė padron, qė ta thrriste pėr punė

[xiii] punėn

[xiv] punonte

[xv] lidhte / mbėshtillte

[xvi] nė pecetė

[xvii] vezė petull tė rrahura me pirun

[xviii] shtambė

[xix] qellte / merrte me vete

[xx] me qerren shkonte jashtė fshatit, nė fusha

[xxi] trastėn varur nė supe

[xxii] rrihte

[xxiii] fliste, qeshte

[xxiv] pėrse

[xxv] Qellte para nė shtėpi

 

[xxvi] nuk pushonte kurrė sė punuaru

[xxvii] perėndonte / ulej

[xxviii] linte

[xxix] mė tė errėt

[xxx] priste

[xxxi] pjatė

[xxxii] hanet

[xxxiii] natėn

[xxxiv] ai gėrhiste

[xxxv] e zgjuar

[xxxvi] qė ai tė gjente punė

[xxxvii] qante

[xxxviii] pėrpiqeshin tė blenin sa u nevoitej me borxhe

[xxxix] vuajtėm

[xl] kaluam

[xli] uria

[xlii] nėna

[xliii] qiellin

[xliv] vėreja

[xlv] foelja

[xlvi] nėpėr tjegulla

[xlviii] rreth e rrotull

[xlix] thėrriste

[l] ndonjė gjė

[li] donte tė mė thonte

[lii] pyeta

[liii] tregonte /dėftonte

[liv] ula

[lv] zogj tė papupėluar

[lvi] qė u dridhej trupi

[lvii] fluturonte rrotull, ngrihej

[lviii] kėrcente

[lix] tė falenderoj

[lxii] ngela

[lxiii] urithi

[lxiv] kthehu

[lxv] mė jep

[lxvi] mbi supe

[lxx] pemė

[lxxi] ndal

[lxxii] vėja

[lxxiii] nxirrje erė lulesh

[lxxiv] flokėt

[lxxv] mėndafshi

[lxxvi] fytyra

[lxxvii] nė qiell

[lxxviii] ėshtė

[lxxix] buzėt si syth

[lxxx] rreh

[lxxxii] dritarja

[lxxxiii] vėrbonte

[lxxxiv] aq sa / derisa

[lxxxv] zgjoi

[lxxxvi] vėshtroja atej e kėndejm gjithkund

[lxxxvii] dalė e dalė  e rimora vetveten

[lxxxix] kokė

[xc] pėrsėri

[xci] u vura

[xcii] nė ėndėrr

[xciii] tė fleja

[xciv] dish

[xcv] tė qellėn / tė ka

[xcvi] ngrita

[xcvii] naltė

[xcix] me sqep

[c] mbėshtiste

[ci] mė aps

[cii] kėrcente

[ciii] u ndal

[civ] i vuri mbi degėt

[cv] mbėrrinte duke fluturuar

[cvi] e binte

[cvii] do tė shohėsh –  thash -

[cviii] shkojnė

[cix] vėzėt i lėshojnė

[cx] lejonon

[cxi] nėn

[cxii] ish’e vreja

[cxiii] vezė

[cxiv] lini zogj tė tjerė, i lindnin

[cxv] dėgjova

[cxvi] pak mė larg

[cxvii] shtinin me pushkė

[cxviii] mor’ezbrita

[cxix] loti i derdhej

[cxx] m’u duk

[cxxi] mbylli

[cxxii] e lash

[cxxiii] indinjova nga inati

[cxxiv] u vura e qava

[cxxv] fryn (era)

[cxxvi] pėrplaset

[cxxvii] pluhuri

[cxxviii] pėrkulet

[cxxix] venitet

[cxxx] mbaron

[cxxxi] se bota merr fund

[cxxxii] kthehet

[cxxxiii] riēelet

[cxxxiv] rishfaqet

[cxxxvi] binte

[cxxxvii] zbritnin posht / uleshin

[cxxxviii] qėndrojnė

[cxxxix] sikur donte tė ndalej

[cxl]  kthejej

[cxli] mė dukej sikur lozte

[cxlii] doja ka kapja

[cxliii] thėrriste

[cxliv] erė e fort / veri

[cxlv] frynte

[cxlvi] binte

[cxlvii] herėn e fundit

[cxlviii] vėrente

[cxlix] qelli

[cl] xhamin

[cli]  pėr pak e kisha thyer

[clii] zbritėm

[cliii] nė shesh

[cliv] ku ishte ulur

[clv] shihnim ta gjejmė

[clvi] kush e di se ndodhej, ku mund tė ishte. Sėtrovmė vjen nga it. dialektore “sė trova”

[clvii] zėmėrlėshuar. Nga it.  dialektore “musciu”,

[clviii] tė dy

[clix] karrige. Nga it. dialektore “seggia”

[clx] fjata

[clxi] komodina

[clxii] filloi tė fikej llamba

[clxiii] u vura

[clxiv] nga ēdo anė, e gjithė

[clxv] hije

[clxvi] nėse

[clxvii] zbret

[clxviii] bėrtet

[clxix] hekuros

[clxx] lutesh

[clxxi] lexon

[clxxiii] zhvishesh. Vini re: nė shumicėn e tė folmet arbėershe veta e dytė e kohės sė tashme tė menyrės dėftore pėsore-vetėvetore e ka mbaresėn –e dhe jo –esh.

[clxxiv] Pastrohesh, ndyhesh

[clxxv] sėmurėsh, shėrohesh

[clxxvi] ulesh

[clxxvii] pėrkulesh

[clxxviii] kruspullohesh

[clxxix] tallesh

[clxxx] trishtohesh

[clxxxi] shtrihesh

[clxxxii] inatosesh ose luan