 |
ANA VENTRE: ĖMBĖLSIA E MELANKOLISĖ, MELANKOLIA
E ZHGĖNJIMIT
Ishte vera e vitit 1982. Nė sheshin e madh tė
Shėn Sofisė sė Epirit, katund arbėresh nė provincėn e Kosencės,
ishim me qindra veta qė pritnim tė dėgjonim vjershat qė do tė na
lexonin poetėt pjesėmarrės nė konkursin e parė (dhe tė fundit, atje)
kombėtar pėr poezi tė re arbėreshe. Unė isha (shumė) mė e re, por
tashmė e kisha njė pėrvojė aktivitetesh tė ngjashme, prandaj
vėshtroja gjithė ata njerėz tė mėsuar me spektakle kėngėsh
folklorike e vallesh e mendoja nė vetvete se sigurisht pas vjershit
tė dytė, shumė shumė tė tretit, do tė fillonin tė hapnin gojėn nga
mėrzia dhe tė flitnin me njėri tjetrin pėr punėt e tyre, duke i lėnė
poetėt tė dėgjonin vetveten. Sju fsheh se gojėn e hapa u nga habia
kur pash se gumėzhimi i gjallė i turmės vjersh pas vjershi vajti
duke u fikur e nė fund nė sheshin e madh mbretėronte heshtja mė e
thellė, njė atmosferė e ēuditshme e si pezull ku zėri i poetėve
kumbonte i fuqishėm, si fjalė bėrėse e botės e e jetės. Poezia
kishte bėrė mrekullinė nė mjedisin mė tė papėrshtatshėm pėr tė,
mrekulli qė mė pas e pash qė pėrsėritej edhe here tė tjera. Ishte
me atė rast qė dėgjova poezinė e parė tė Ana Ventres, e cila nė
konkurs u klasifikua me plotė meritė nė vendin e tretė, dhe qė atė
herė sė |
pushova sė ndjekuri krijimtarinė e saj, sidomos nė faqet e revistės
arbėreshe Zjarri. Anėn se gjeje nė ēdo numėr, por, kur e gjeje, vargjet
e saj tė mbeteshin nė mend, kėshtu qė su habita fare kur, nė vitin 1997,
dėgjova se kishte fituar kryeēmimin tė konkursit letrar ndėrkombėtar
Nosside (shih: ars nr. 16, prill 2004). Pas kėsaj, Anėn sikur e humba,
si dėgjova mė emrin, sgjeta mė vjersha tė sajtė nė faqet e revistave,
por ata pak qė kisha lexuar i kisha tė gdhendur brenda meje, si ndjenjė,
mė shumė se si fjalė. Ishte si njėfarė vetėdije ngushėlluese se diku
kishte njė poeteshė. Kėtė vetėdije u pėrpoqa ta ktheja nė njė diēka mė
konkrete qė kur ars-i mė kėrkoi tė paraqes krijimtarinė arbėreshe tė
ditėve tona. Ta gjeja, poeteshėn, mu deshtin ca muaj: rishfletova revista,
pyejta miqė tė mijtė e bashkėkatundarė tė sajtė, konsulltova numeratorė
telefonikė. Mė kotė. Mė nė fund, iu drejtova kryetarit te qendrės
studimore Xhani Bosio qė organizon ēmimin Noside, prof. Paskuale
Amatos e pikėrisht sekretarja e konkursit e, papritur, bashkėkatundare e
imja e transferuar nė Rexho Kalabria, Kllotilde Grisolia mė dha numrin e
telefonit tė Anės. E cila, nė telefon mu tregua shumė e ngrohtė, por
vjershat smė i dėrgonte. Mirėpo, tani qė e kisha gjetur, unė su dorėzova
dhe e mora prapė e e rimora pėrsėri, deri sa u dorėzua ajo e mė dėrgoi
pėrmbledhjen e vogėl (gjithsej 16 vjersha) Il rito del caffč qė i patėn
botuar nė vitin 1997, si pjesė e ēmimit pėr fitoren nė konkurs. Kur pash
zarfin e mora me hare: ia dola! i thash vetvetes, por kur e hapa sikur
pak u zhgėnjeva: i kisha kėrkuar poeteshės edhe ndonjė vjersh mė tė ri,
dhe kėtė brenda zarfit se gjeta (mė pas mė tha nė telefon se i ka tė
shpėrndar nė sirtare e dollape tė ndryshme: mblidhi, moj anė e botoji!).
Si, brenda pėrmledhjes, gjeta pak vjersha nė arbėrishte e shumicėn nė
italishte, pėrfshirė edhe vjershin e shkelqyer qė fitoi konkursin Noside.
E kjo mė zhgėnjeu mė shumė sepse do tė thotė se qė herėt Ana iu dorėzua
pamjaftueshmėrisė sė gjuhės amtare arbėreshe tė pėrditshme e ia besoi
krijimtarinė e vetė gjuhės italiane, qė, falė shkollės, studimeve e
leximeve vetjake, tė gjitha nė italishte, arbėreshėt kanė mė shumė mundėsi
tė lėvrojnė se sa gjuhėn e tė parėve tė tyre, qė brezat mė tė rinj tashmė
se thithin mė as nga gjiri i nėnave tė emancipuara, tė cilat pėr ti
treguar botės emancipimin e tyre flasin italisht (pak a shumė si
shqiptarėt e ardhur nė Itali pas 1991, por me kushtin lehtėsues se pėr
nėnat arbėreshe kaluan mė shumė se 5 shekuj!). Rasti i Anės sėshtė i
tillė, por ska dyshim se pėrbėrja gjuhėsore e pėrmbledhjes sė saj tregon
pėr njė dėshtim gjuhėsor tė mėtejshėm tė krijuesve arbėreshė, tė cilėve,
ndonėse me pėrjashtime tė shkėlqyera pėr sa i pėrket njohjes sė gjuhės
arbėreshe dhe shqipe, u kėrkohet pa mėshirė qė tė zgjedhin mes shprehjes
ēaluese e tė pagdhendur nė gjuhėn amtare, qė pengon rėndė cilėsinė letrare,
e gjuhės sė lėvruar italiane qė ata zotojnė mė sė miri. A mund ti dėnojmė
kur zgjedhin tė dytėn? A mund tė pretendojmė qė ata tė thellojnė tė gjithė,
detyrimisht, studimin e arbėrishtes a shqipes, pėr tė shkruar si u fliste
nėna (kur nėna u fliste arbėrisht)? Besoj se misioni i krijuesit sėshtė
nė radhė tė parė gjuhėsor, sei atij i duhet lejuar pa rezerva e
paragjykime liria e zgjedhjes sė gjuhės qė mban pėr mė tė pėrshtatshme pėr
tė shprehur ndjenjat e botėkuptimin e tij, e se gjurma e kulturės sė tij
burimore mund tė ndihet - sigurisht sndihet gjithmonė - edhe kur ai
shkruan nė njė gjuhė tjetėr. Kėtė Ana na e provon me vjershin e bukur nė
italishte kushtuar eksodit tė madh tė shqiptarėve tė fillimit tė viteve
90, qė ringjall nė kujtesėn e saj pėrvojėn e trashguar tė eksodit tė
shtėrgjyshėrve arbėreshė tė mbetur gjurmė mė kodin tonė gjenetik. E
mėgjithatė, vetėdija pėr kėtėfarė dėshtimi gjuhėsor mė duket se ėhstė
pjesė pėrbėrėse thelbėsore e melankolisė sė ėmbėl e tė hollė qė pėrshkon
tė gjitha vjershat e Anės, qė i ndien si tė zhytura nė njė atmosferė tė
pambukėt, qė snjeh gėzime tė mėdhaja, hidhėrime therėse, epshe rrėmbyese,
amulli asgjėsuese. Ana sikur pluskon nė njė gjendje tė ndėrmjetme qė ajo
arriti, jo pa kontradikta, si ekuilibėr midis shtytjeve tė dėshirave tė
saj mė tė thella e realitetit konkret tė jetės sė pėrditshme ku secili
prej nesh ka njė rol qė shpesh herė se caktoi ai vetė, por e gjeti tė
caktuar dhe, me a pa ndėrgjegje, e pranoi si barra e detyrueshme qė na
duhet tė sjellim. Kjo sdo tė thotė se shpirtin e vret, e nė fakt Ana e ka
tė gjallė e gjithėmonė bashkėbisedues me vetėveten e natyrėn. E se
ekuilibri ėshtė i brishtė e lufta e brendhsme e pafituar e tregon vjershi
i bukur Poesia, qė jo rastėsisht mbyll pėrmbledhjen. Por gjithsesi, jeta
duhet tė vazhdojė e pėr tė hedhur gjithēka nė erė duhet guxim. Shumica
ndėr ne sjemi trima a mbase trimėria ėshtė edhe tė dish tė heqėsh dorė
nga dėshirat e tua pėr diēka mė tė lart:
lotin qė tė shket mbi faqen/ nga ėndėrra e prishur ta terė dora e tyt
biri si flatėr zogu / E ngohtė gjumi / E megjithatė / E nderė drejt
diellit (Tė qenėt). Grua, Ana, deri nė fund. Por kur zogu tė fluturojė,
lotin kush do tė ta terė?
Ana (Anna) Ventre u lind nė vitin 1964 nė
Shėn Mitėr Korone (San Demetrio Corone) nė provincėn e Kosencės, katund qė
arbėreshė e shqiptarė njohin si pėr kolegjin e famshėm tė Shėn Adrianit,
ku mbajti katedrėn e gjuhės shqipe Poeti ynė i madh Jeronim De Rada, por
tani banon nė katundin e afėrt tė Shėn Sofisė sė Epirit (Santa Sofia
dEpiro), ku bashkė me burrin administron njė ndėrmarrje tė vogėl
bujqėsore e agroturistike. Njė punė qė, me sa duket, si lė mė kohė pėr
poesinė e kjo ėshtė me tė vėrtetė gjynah se talent ajo ka.
Sa pėr gjuhėn, kur shkruan(te)
arbėrisht, Ana pėrdor(te), me rezultate mjaft tė mira, gjuhėn e katundit,
me ndonjė ndreqje tė rallė. Tekstet arbėrisht qė do tė lexoni mė posht, me
pėrjashtim tė tė parit tė marrė nga revista Katundi Ynė janė nga
pėrmbledhja e pėrmendur mė sipėr, por, me kėrkesė tė poeteshės, u
pėrpoqa ti pastroja nga gabimet e shtypit qė kishin me bollė, duke lėnė
sa mė shumė tė paprekur gjuhėn e shkrimin e autores. Vjershat nė italishte,
gjithashtu nga pėrmbledhja, i pėrktheva unė.
STINĖ E RREME
(radhitur nė vendin e tretė nė konkursin e
parė kombėtar pėr poesi arbėreshe, Shėn Sofi tė Epirit, 1982)
Somenat[1]
njė petrit
Ka malet u zbrit
Tė holla erdhė tė kėrkoni[2]
Pėr folenė tė punoni[3].
Dhe gjalpri ka vėra dulli[4]:
vate tė pijė uj ka lumi.
Shkoi dimri dhe u
los[5]
bora
Erdhė pranvera.
Pranverė ēė na
lulėzoi gėrshit[6]
E njė dritė tė re na vu ndė sitė
Pranvera ēė na sualli njajer pjot fjalė
Pranvera ēė na thotė: dalė e dalė
Pranvera ēė na taksin dejtin e malet
Pranvera ēė smban mend mė fjalėt.
Nėng tė kam mė besė, oj stinė e rreme:
Ti ku ēon[7]
atje na liren[8].
O! Mos u trėmb, ajri kta fjalė ngi merr,
Gjindjat nge dėgjojnė atė ēė u thom
Kėshtu zėmra njė herė ndė vit lulėzon
Dhe shpresa ēė ti
sjellen atiri i qindron[9].
FJEVAR[10]
Fjevar me njė diall
tė ngritur[11]
Mbi shpitė tė
mirirtura[12],
tė sėmurtura shi[13]
Fjevar njė dorė borė
mbi lisavet[14]
Njė ēike ajer i ngritur, i rėndė.
Njė pjak i qetur[15]
i lodhur
Ulet nėn njė diall ēė nėng ngrohen
Mallkon jeten, mallkon motin
Harroi se ēė karrnevalli -
U kuqėsova[16]
vesten, shegha[17]
faqen
Vajta e lujta xathur[18]
Te zjarri i trimavet[19]
Fjevar, fjevar!
Sot ėshtė karnevalli
Ngė dua tė shogh motin ēė iken, jeten ēė
biret -
Sot dua tė sheghinj sytė prapa mashkaren-
Ndė natėn e thellė njė maēe miagullon
Se ėshtė moti i
mallit[20]
Fjevar, vjom[21]
njė ēikė diall tė ngroghėt
Pėr kur jam pjak, njė lule
Ēė nėng i trėmbet borės
TUE KĖRKUAR LUMIN
Ndė pranverė u nisa,
ti qeshe kur u xatha[22]
e vajta tue kėrkuar lumin.
Tė njom ish[23]
barit se ka pak
U kish lerė.
Lisa tė mėdha mė bėin umbri[24]
ku shkova.
Shelqa tė gjata fisjin sheghura[25].
Te duart mė lulėzoi
jeta si tropa sparti[26].
E lerė[27]
si uj qė te dora bij[28]
dita shkoi
Ndė mest[29]
shuritė e pėsipėr guritė
Tue kėnduar vej lumi.
Fufa[30]
kashti lujn[31]
mbi ujtė si
Fjitulla tė llavura[32].
Nanģ u danarte[33]
se vjetat
Tė ikėnjėn ka duart,
u prore prapa e
rujte[34]:
lumi
pėr tia[35]
ėshtė njė endėrr i madhė.
Po dimėra[36]
tė qan te dera me lotė breshri
E ti si njė maēe
llamėndohe[37]
e qase te zjarri.
PJAKA DHE KOPILA[38]
Qet[39]
u ngre ajri
Ngė gjegjen si thėrret?
Na sualli seren[40]
e shi.
Vjen ka malet tė zbardhura borie,
nėng sillen[41]
kėngėza tė ler
ne[42]
fjeta lule, as erė pranvere.
Sillen njė tė qajtur[43]
tė madh
Ēė cėnon shpirtin e
pjeqėvet e qėllon kriaturat[44].
Qasu afėr zjarrin e gjegj:
Pika shi bin te llastri i
dritsores[45]
Ti fjet e vuxha jote[46]
e lodhėt
Mė sillėn fjala e lotė
Ēėshtė jeta - tė pienj -
Dhelpra lireu[47]
njė lule e kuqe mbi bores
kur ja shkrehtin[48].
Voshku[49]
e pa e ngqajti
Ti mė rispėndon[50]:
Sa vjet shkuan mbi kėta
eshėtra tė lodhura,
sa herė qeshi kjo grik pa dhėmbė,
sa shurbise bėnė kėta duar timė!
Menat[51]
mortja vjen e mė merr
Si ajri fjeten
E ti, kopilė[52],
mė harron
Si gjithė shurbiset[53]
ēė shkuan.
Mos mė pijė[54]
ēė jeta.
Shiu skampoi[55],
ajri u qet[56],
hap deren e ec.
Menat ėshtė njeter ditė.