ZEF KAKOCA: ZĖRI ARBĖRESH QĖ KĖNDON E
VEPRON
Thua Zef Kakoca e
ja se mendjen ta mbush muzika. Ska kush tė pėrgėnjeshtrojė se Zefi ėshtė
pėrfaqėsuesi mė i shquar kėngės sė re arbėreshe, autor i teksteve e
muzikave tė kėngėve qė me zė tė fuqishėm e tė ėmbėl kėndon. Por ta
kufizosh atė nė cilėsimin kėngėtar, ndonėse tė fisnikėruar disi me
shtesėn autor, ėshtė sikur tė thuash se De Rada botoi Fjamurin e
Arbrit, duke harruar se shkroi Milosao-n. Pra, megjithėse ajo e
kėngėtarit ėshtė fytyra e tij mė e njohur, Kakoca ėshtė personalitet
shumėfytyrėsh, me prirje mund tė them pėr gjithanshmėri.. Artist mbase
ėshtė fjala mė e pėrshtatshme, duke mbajtur parasysh se arti ėshtė menyrė
jetese, pėrkushtim pa bėrė llogari, me njė fjalė, pasion. Kėtė e kupton
edhe vetėm duke e parė, nė versionin e tij mė tė fundit me kapelėn e zezė
me shtresa tė gjera qė e bėn pak bohemien dhe tė lejon ta dallosh nga larg.
Duhet thėnė se artin e tij Zefi e derdh gjithė nė jetė, i bindur si ėshtė
se artisti ka njė rol tė veēantė nė shoqėri, pra nuk jeton pėr vetvete,
por pėr tė ndikuar mbi tė tjerėt, qė tė ndėrgjegjėsohen ndaj bukurisė, qė
i artit tė vėrtetė ėshtė edhe mjet edhe qėllim, por edhe ndaj problemeve
tė kulturės dhe tė shoqėrisė, qė arti mbase smund tė zgjidhė, por pėr tė
cilat ka detyrė tė japė dėshmi. Pėr nder tė sė vėrtetės, pėr problemet
kulturore e shoqėrore tė arbėreshve Kakoca nuk jep vetėm dėshmi. Nė fushėn
e tij, ai vepron pėr tė kėrkuar dhe tė jetėsuar zgjidhje, ēka e bėn njėrin
nga veprimtarėt kulturor mė tė zotėt e tė efektshėm tė Arbėrisė .
Ka sa thash deri
tani, lexuesi i vėmendshėm e kuptoi patjetėr se Zef Kakoca nuk ėshtė shumė
i ri. Por as edhe mund ta qujamė tė moshuar, nėse ėshtė e vėrtetė dhe e
vėrtetė ėshtė se ka pak a shumė moshėn time, e mė falni nėse
vetėpropozohem si matėse.
Zef Kakoca
(Giuseppe Cacozza, Pino pėr miqtė) u lind nė Shėn Mitėr (San Demetrio
Corone), nė provincėn e Kozenxės, mė 27 shtator 1957 e atje kreu shkollėn
tetėvjeēare e mė pas shkollėn e mesme, liceun klasik nė atė institucion tė
famshėm dhe historibėrės pėr arbėreshėt qė ėshtė Kolegji i Shėn Adrianit,
poai ku studoi e pastaj dha mėsim i madhi De Rada. Pra, bashkė me
qumėshtin e nėnės, poeti ynė thithi poatė atmosferė kulturore qė ushqeu
breza intelektualėsh arbėreshė dhe, duke patur ai njė ndjeshmėri tė
veēantė, kjo ndikoi thellė nė formimin e tij, duke e bėrė tė gjurmonte qė
nė fėmijėri rrėnjėt mė tė thella tė kulturės gojore, qė me kalimin e
viteve pasuroi nė njėreėn anė me themele tė forta teorike, nė anėn tjetėr,
ēka ndodh mė pak shpesh se sa mund tė mendohet, me thellimin e kulturės sė
shkruar, arbėreshe e shqiptare. Pasion, si thash mė parė, meqė gjuhė buke
ai nuk ka shqipen/arbėrishten, por ja proza e jetės frengjishten, pėr
tė cilėn u diploma nė Universitetin e Kalabrisė, ku, megjithatė, nuk bėri
pa ndjekur kurset e shqipes. Pra, nė varjantin zyrtar, Zefi ėshtė profesor
i frengjishtes nė Rossano, ku edhe banon me familjen.
Por ky varjant sbėn pėr ne.
Vėmendjen na duhet ta pėrqėndrojmė mbi artistin: thash mė lart se Kakoca
njihet botėrisht (kupto: nė botėn arbėreshe e shqiptare e pak edhe mė
gjerė) si kėngėtar, qė i shkruan vetė tekstet e kėngėve tė veta, pra
autor, dhe pikėrisht ky cilėsim ėshtė ura qė e lidh me poezinė. Urė qė ai
kaloi, duke shkuar me dy kėmbėt nė bregun tjetėr tė lumit, pa e lėnė prapa
bagazhin e vetė muzikor. Megjithėse nė shėnimet biografike ai vetė sikur
pėrpiqet ti mbajė tė ndara dy rolet e autorit tė kėngėve e tė poetit, si
lexuese ju them se sėshtė dallim qė, nė thelb, mund tė pranohet. Vėrtėtė
se, krahasuar me poezitė e lindura si tė tilla, tekstet e kėngėve kanė njė
mertikė tė veēantė e mbase edhe njė gjuhė mė tė thjeshtė, mė tė afėrt me
tiparet popullore, por fuqia e tyre poetike ėshtė e tillė, lirismi aq i
thellė, sa ske si tė mos i quash edhe kėngėt poezi tė mirėfillta. Kėtė
lexuesi i ARSit do tė ketė mundėsinė ta vlerėsojė vetė, nga teksetet qė do
tė japim mė posht.. Kėtu, shtojmė se, si poet, qė nga viti 1977, Kakoca
hartoi
nėndė pėrmbledhje, ndėr tė cilat ndonjė nė italishte ose pjesėrisht nė
italishte. Por mos i kėrkoni pėr ti blerė, se poeti ėshtė xheloz dhe i
mban tė pabotuara nė sirtar. Ndėrsa si kėngėtar, qė nga viti 1985,
dymbėdhjetė kaseta me ripunime kėngėsh folklorike e kėngė tė reja
arbėreshe, ose edhe me kėngė tė reja italiane, por, po i deshe, me zor se
i gjen nė treg. Si shumė gjėra tė arbėreshve, edhe vjershat e kėngėt e
Kakocės janė pak mė shumė se ėndėrra.
Lumė kush arrin t gėzojė! Pėr
shkak tė hapėsirės sė kufizuar kėtu titujt smund ti japim, por nė tė
ardhme do tė kemi rast tė merremi mė thellėsisht mė to.
E natyrisht se smund bėjmė pa
thėnė se qė nga viti 1999 e deri nė vitin 2002, ai qe drejtor artistik i
Festivalit tė Kėngės Arbėreshe, tė tė cilit nė vitet 1985, 1987 e 1988 qe
edhe fitimtar, ndėrsa nė 1991, kėnga e tij Jeronim, kushtuar si mund
tė ishte ndryshe? - Jeronim De Radės, mori ēmimin si tekst mė cilėsor.
Pėr ta
plotėsuar portretin e Kakocės shrimtar, duhet ėt shtojmė se ai shkroi e
botoi mė se tregim e deri edhe njė komedi satirico-muzikore, sikurse ai
vetė e cilėson, me titull Skanderbufi e njė seri satirike vizatimore
mbi gjendjen kulturore tė arbėreshve.
Ai ėshtė
gjithashtu autor i teksteve tė recitalit teatralo-muzikore « De Rada e
Milosao », i frymėzuar nga Kėngėt e Milosaos tė jeronim me Da Radės dhe
i shfaqur me sukses nė shumė katunde arbėreshe e qytete italiane, ma
kuadrin e aktiviteteve tė organizuara me rstin e njėqindvjetorit tė Poetit
tė madh, ndėrsa, bashkė me ekipin e tij, po pėrgatitet edhe sivjet tė nis
turin e madh tė spektaklit «Bashkė pėr Arbėrinė (2004) ».
E mė nė
fund, por jo e fundit, pėr nga rėndėsia qė ka: Zef Kakoca ėshtė ėshtė
themeluesi dhe drejtori i merituar i sitit internet mė tė mirė arbėresh
www.arbitalia.it,
qė besoj se tashmė njihet njohur edhe nė Shqipri
Nėse
harrova gjė, u lutem lexuesve e vetė Zefit tė mė falin: pėr besė, e pata
tė vėshtirė tė pėrmblidhja nė pak rreshta njė personalitet kaq vullkanik,
duke lėnė edhe pak hapėsirė pėr ndonjė shėnim pak a shumė kritik,
megjithse pa pretendime.
Pra, le ti
rikthehemi poezisė. Temat e e poezisė sė Zef Kakocės janė etnia e njeriu,
tema qė ai arrin bukur tė shkrijė me njėra tjetrėn, duke lidhur fatin e
arbėreshit me atė tė njėriut qė lufton pėr tė mbrojtur dinjitetin e vetė
nė botėn moderne qė e shkel pa mėshirė.
Sa pėr gjuhėn,
ndryshe nga disa poetė tė tjerė mė pak tė sprovuar, yni mund themi se
arriti tė balancojė arbėrishten e vetė amtare me shqipen e mėsuar, aq sa
duhet pėr tė mbushur boshllėqet leksikore tė arbėrishtes e pak mė shumė.
Sinteza, mjaft e suksesshme anon hapur nga arbėrishtja, por del gjuhė
poetike e pranueshme, e pastėr dhe efikase, e gjitshesi e veēantė. Me
dashje, besoj, ajo ruan tipare tė arbėrishtes (shish psh. parafjalėn nėn
tė ndėrtuar me rrasėn rrjedhore, veēanti e tė folmes amtare, disa forma tė
zgjedhimit tė foljeve, mospėrdorimi, me pak pėrjashtime tė zanirės y qė
arbėrishtja nuk ka, e lexuesi mund tė vėrė re vetė shembuj tė tjerė), duke
ia shkelur syrin shqipes, por nė njė nivel cilėsor tė lart. Kjo vihet re
edhe nė semantikėn e fjalėve: krahasuar me tekstet pėrkatėse nė italishte,
kur autori i boton vjershat nė dy gjuhė, teksti arbėrisht e i lutem
autorit tė mos mė mbajė mėri - tregon kėtu kėtje ndonjė vuajtje, por nė
pėrgjithėsi niveli estetik dhe vlera poetike mbeten tė larta, ndėrsa, nė
kėtė rast, e pavend mbetet pyejtja se cila do tė jetė pikarritja
gjuhėsore. Kakoca ėshtė poet i pjekur e plotėisht i vetėdijshėm, pra
besoj se nuk gaboj nėse them se dhe pikarritja e tij, me dashje, ėshtė
pikėrisht kjo.
Nga pėrmbledhja Jemi njė kulturė qė nėng mund tė
vdes, 1989
(i muzikuar nga Batista Sposato, ky vjersh fitoi
Festivalin e Kėngės Arbėreshe nė vitin 1985)
JEMI NJĖ KULTURĖ CĖ NGĖ MĖND
VDES
Na jemi burri i lodhur pa lot e pa hare
jemi balta te balta, jemi i treti dhe
Na jemi trim i mbitur ēė rri e vete praptė
jemi nana
ēė lireu deren haptė
Na jemi gruaja ēė pret, pjaku ēė dridhet
jemi djali ēė shllon
dhėmbet te qaramidhet
E mirremi pėr dora se jemi vėllezer e motra
jemi njė kulturė ēė ngė mėnd vdes.
Na jemi aresha ēė pret veren sa tė zgjohet
jemi nusja ēė ngė sheh heren tė martohet
Na jemi djali te barku ēė ngė di pse lehet
jemi burri i humbur ēė ēon
forcen tė dehet
Na jemi i treti dhe ēė ngė mėnd vdes
jemi ajri, suvale dejtit, jemi lumi arbėresh
E mirremi pėr dora se jemi vėllezer e motra
jemi njė kulturė ēė ngė mėnd vdes.
Na jemi ata qė fjasen me zėmren te
dora
jemi dielli ndė verė, ndė dimer jemi bora
Na jemi pesqind vjet historje e kale
ndėr duar
jemi shpia e bėnė me djers e tue kėnduar
Na jerni buka te tryeza, lulja te muri
jemi fara qė lulėzon edhe te guri
E mirremi pėr
dora se jemi vėllezer e motra
jemi njė kulturė ēė ngė mėnd vdes.

Nga pėrmbledhja Poesi depresjoniste, 1990
JO VET KORRESPONDENCA
Tek shkatulla
lindet mbimendimi i thell,
merr trup e tundet, njer qė me vrull
shkrehet me zhurmė ndėr ajer. Njė vell
lė portin dhe kufiri e asgjėson si rrull
i pamėshirshėm. Bilbili heq kėngėn e fundjes.
Valė zanore ndijimesh te pafundėsia pa mosh
perceptohen si avullime tė lehta tė tundjes
sė botės drejt qiellit. Dhe kėshtu pėrposh
nga trupi im zhvillohen fije pasbodlerjane,
tė ngatėrruara me trurin e paqetė,
interferenca
qė mė mbėshtjellin parregullisht nė shqetėsim.
Unė kėrkoj erė ndėr kėto rrėnime evropjane
e bie nga here. Jo vetėm korrespondenca
ka Natura, po depresjona
qe ngurin nė vetėsim.

Nga pėrmbledhja Dheu mbrėnda, 1998
(Pėrbledhja, e botuar si e-book, pėrfshin
dymbbėdhjetė vjersha, kushtuar tė dymbėdhjetė muajve tė vitit)
JANAR
I
Lis i moshuar
i rėndė
si lajm i papritur
i kėrrusur pa lot
si popull i vjetėr
te pragu i ulur
dredh mustaqet.
II
Nė
kėto hyrje
me urime mirseardhjeje
ku soti
nėn borės e Janarit
ngrohet e bėhet ėnderr
ėshtė dheu mbrėnda.
Nė kėto klapa
ku folisen
dėshpėrimet
dhe fjala thahet si gur druri
te vatra e udhėtimeve
ėshtė dheu mbrėnda.
Nė kėto varrėnga
si fleta libri tė harruara
me rripa
shpirti tė fuqishėm
te banuar nga lot i mrekullueshėm
ėshtė dheu mbrėnda.
Unė
jam rrėnjė
nesėr
pemė
i kushtuar ajrit.

MARS
I
Toka
nėn diallit
thahet
shterrėsohet
nėn erės
shprishet
turbullohet
nėn shiut
lahet
gėzohet
me lule e pema:
kėshtu
mjegulla njomen
breshėri krusen
bora ngrohen ...
nėn ketij Marsi
pėrmbledhės
ku gjėrat shkojnė
dhe ecin
po toka atje
qindron
e patundshme.
II
Kur
zetenjėshi
shkrehen zanorat
nė oborr
unė bėhem nuse
qė me cohė e arė
nė valle
evokon
bukurinė
e dheut dhėnder.

MAJ
I
I
ėmbėl je
trim ēlirues
qė ndan naten
nė luftė
e qiallin hapen
agim.
I dashur je
o Maj nė festė
qė merr djersit
e fėmijeve
e bėn fucka
me ngjyra.
I lumtur je
gaz i Shėn Mėrisė
qė trupin avullon
e lerė
e linden besen
nė gji.
II
Ēove
shpinė e ēarė
mbal
sheshit tė vjeter
me zhurma indiferente
e duar mashkuese.
Kėshtu automatik
ndėrton murat
me boten
e re
duke kėnduar
me ritmin e Natures
sė fuqishme.
Ajde! Ajde!
Jeta ėshtė e tashme.

GUSHT
I
O
Gusht
Gusht i arėt
i pjėnxėpjasur
si pasha
te rėra e pėrvėluar
me floket e lėshuar
me kėmbit e prera
me zemrat e lera
lidhen bota dhe
krion marrėdhėnie
por aq i lig je
kur nisen
bil e lot.
Nė ty
njerzia fshehen
ipokrizinė e zakonshme
dhe tė tradhton
tek e para trupi.
Unė
jam gati
pėr tė mbytur.
II
Lemni
kėtu
si bisht cigareje.
S kam qef
tė gjej gaze
te nje pjesė e re.
Lemni
kėsaj nate
dhe nė ag
harromni.

TETOR
I
Fleta
si lot
shpėrndan
lis i vjeter
nėn kamēikut tė erės
qė shtyn vajtime
lajme te pakohėshme.
Dhe fleta-lot qė bie
niset burim
dhe ngrėn lum
e rrembyeshem
shterpon
kolonat e templave
grin
token e patundėshme
dhe tunden
besen e Tetorit
si dru ne valė
me qėllim
te bėhet tryezė.
II
Tik
e tok
pikon
tok e tik
natė e ditė
si ora qė kalon
si loti qė lulėzon
dhe nguqen faqet.
Ngrėj dolli pėr veren
e urryerė.

DHJETOR
I
Qyteti
bėhet i bardhė
si oqean nėn reve
ku njeriu nė ikje
nuk di tė notoj.
Dritat e natės
zgjaten si rrym anije
ku harabeli i mėrdhitur
kėrkon pėrjetime.
Nuk di sa borė duhet
pėr te mbuluar kėtė urė
dhe sa dega do tė binė
pėr tė qetsuar kėtė dimer.
Po di se nėn akullit
tė kėtij lumi tė thatė
tunden e ngrohen
filizat
qė i po japin zėr
pranverės.
Unė po eci
i dejtur
dhe besimplotė
te ky det.
II
Mirėdita
o nat e thellė!
Tė besoj
kėto tinguj
pėr njė sinfoni e re.
Muzikė
o mjeshter!
Rilindja po shpėrthen.
III
Dhjetori
po ndezen njė zjarr
qė ngrohen mura
drita dhe durata
nė kėto kuti
jetjeje njėsoje.
Tė ngritur
janė urimet
si duar qė shkasen te bora.
Tash vdes nata mė e erret.
Tash po lindet
njė djalė i ri
mbrėnda tek u.
Mbrėnda.

POETIT
VOREA UJKO
(lexuar nė Fermė
(Firmo) mė 1 maj 2004, me rastin e paraqitjes sė botimit tė veprės latrare
tė plotė tė poetit tė madh tė ndjerė Vorea Ujko)
Kur mbahet mend
njė poet
Ai ėshtė
atje
I veshur me tirq,
kėmishė e skolė
tė kuqe
Si pupagjel
ndė mest njė fushe me grurė.
Ska
shumė rast kujtimi poeti sot
Ai sėshtė
mė kėngėtar
E sėshtė komedjand dhe as
politikant
Gjendet pupagjel akoma e mbetet.
Se njoha
e spata aq nder
Por u
pamė
Tek udha
e ashpėr e qenies sonė e shkretė.
Ai shofer dhe u
hadhur
Me duqet
e tij i ngarkuar.
Si bėhet
poeti, thash.
Si tundet,
si lirohet.
E pe ujkun e vet
ndėr malet me borė.
E ndijta
vorenė si drithėm jetore.
E zotin
ēė qeve.
Pimi njė qelq
verė bashkė poka
sonde.
Shėndet tė the.
Shėndet mu pėrgjigje.
E u shtrėnguam te tryeza.