MIKELANXHELO
LA LUNA: STUDJUESI I PĖRMALLUR QĖ QAN TĖ KALUARĖN
e ndonjw
pwrsjatje mbi lulen e barin e egwr
nga Katerina Xukaro
Para disa ditėsh, dy kolegė
tė shquar shqiptarė tė burrit tim tė shquar arbėresh, pasi mė pėrgėzuan
pėr punėn e merituar qė po bėj pėr ars-in, mė shtuan njė pyejtje qė besoj
se synonte tė mė zėnte ngusht. Me fjalė mė tė zgjedhura, mė thanė nė
thelb: o more Kate, po si ė qė pėrzien lulet me barin e egėr? Ne arbėresh
themi: grurėt me egjėrėn, por kjo e jona ėshtė shprehje mė zemėrgjerė,
ngase zakonisht nė grurishte ka shumė grurė e pak egjėr, ndėrsa shprehja
shqipe tė jep saktėsisht idenė e njė barishteje ku lule spikatin shumė pak.
Mund ti numėrosh me gishtat e njė dore e mbase, nė rastin tonė, ndonjė
gisht edhe tė mbetet, po mbajte parasysh numrin e vogėl tė autorėve ose
pseudo-tė tillė qė paraqita deri tani. Kėshtu qė mė u duk se kolegėt e
burrit tim sikur kishin ndonjė dyshim pėr metodėn qė po ndjek nė kėtė
hulumtim timin nėpėr rrrugicat e krijimtarisė arbėreshe tė ditėve tona,
bile edhe dyshonin se nuk po ndjek ndonjė metodė. E se mohoj se nė kėtė
ide ndikon edhe fakti se nga leximi i parė i shkrimeve tė mia sikur tė
duket se unė nuk shpreh ndonjė gjykim pėr krijuesit qė paraqes ose se tė
gjitha gjykimet janė njėsoj pozitive. Po patėt kėtė pėrshtypje, me lejoni
tė ju kėshilloj ti lexoni njė herė tjetėr paraqitjet e mia e do tė
shikoni se prapa fjalėve tė ėmbla e ndonjė herė si lėmuese, ka lule e ka
bar, ka grurė e ka egjėr. Ndėrsa, pėr sa i pėrket metodės sė pėrzgjedhjes
(pse megjitshe duket pak, pėrgjedhje ka), e pranoj se kriteret nuk janė
tė rrepta, por kjo nuk ndodh pa dashje: qe nga fillimi zgjodha tė jap njė
pasqyrė sa mė tė gjerė e sa mė pak tė mitizuar tė gjendjes sė sotme tė
arbėreshėve, meqė mė duket se pėr shkaqe tė ndryshme kėtė gjendje
vėllezėrit tanė shqiptarė e njohin pak e ajo pak qė e njohin vuan nga
syzat rozė tė historive letrare. Pra, jo vetėm qė vlerėsoj, por edhe
pėrjashtoj, megjitshe tė gjithė autorėve qė mė bien nė dorė, e qė nė
shumicėn e rasteve mi dėrgojnė ata vetė, me kėrkesė timen, vjershat e
veta kurrė tė botuara, u njoh meritėn e guximin e tė shkruarit, si dinė e
sa dinė. Nuk ėshtė pak, e ėshtė e domosdoshme pėr mbijetesėn e kulturės
arbėreshe e sidomos pėr rimarrjen e saj, meqė vetėm tė mbijetosh sot si
sot stė majfton mė as edhe pėr tė mbijetuar E kuptoni vetė se pėr ta bėrė
kėtė smjaftojnė e bardha e zeza, pra konceptet e lules e tė barit janė
tepėr tė prera, kur ne kemi nevojė pėr koncepte mė tė pėrkulshme, meqė
shkruaj e rishkruaj, nga bari mund tė dalė lulja e lulja, ndonėse ėshtė e
rallė, mund tė ktehet nė bar. Por pavarėsisht nga fati i lules e i barit,
pasqyra sdo tė ishte e plotė pa i pasqyruar tė dy, sepse nė rastin e
veēantė edhe bari dėshmon pėr njė qendresė e njė gjallėri kulturore,
pjellorinė e tokės arbėreshe, dėshirėn e saj pėr tė mos u humbur para syve
tė botės. Si, nė anėn tjetėr, sipas meje, pjesė e kėtij kuadri janė
arbėreshėt e dorėzuar, ata qė duke mos e zotėruar sa duhet mjetin
shprehės amtar, sua shkon fare mendja tia besojnė krijimtarinė e vetė
njė gjuhe tė cunguar ku pėr ēdo fjalė pak mė tė lart se te folurit
shtėpiak ke nevojė pėr fjalor e keni vėnė re vetė duke i lexuar vjershat
e botuar radhė pas radhe nė kėto faqe se ky nuk ėshtė gjykim negativ, por
e dhėnė objektive dhe shkrujanė natyrshėm nė italishte. E pra, pėr sa
mė lexuan qė nga muaji prill ska nevojė ta pėrsėris se nė fund tė fundit
shumica e shkrimtarėve arvėreshė i shkruajnė (ose mendojnė) vjershat e
veta nė italishte e pastaj, i kthejnė nė arbėrishte ose shqipe. Po e
pėrsėris pėr sa mė lexojnė tani pėr herė tė parė.
Krahasuar me tė deritanishmit,
poeti qė ju paraqes kėsaj radhe i pėrket njė kategorie tjetėr, asaj tė
atyre qė shkruajnė nė dy gjuhė, por dallojin dy llojet e shkrimit e
pėrpiqen tė mos i pėrziejnė: pėrkthejnė fjalė pėr fjalė nė italishte
shkrimet nė arbėrishte ose shqipe, qė ti kuptojė njė publik sa mė i gjeri,
por nuk pėrkthejnė nė shqipe ato nė italishte, qė publikun e kanė mjaft tė
gjerė ato vetė.
I tillė ėshtė autori i
vėllimthit qė kam pėrpara syve, Vjershe Arbresh, Rossano, 1999, ku
tema bosht lirike e traditės letrare arbėreshe, ajo e mallit tė
pashueshėm pėr vendlindjen e pėr njė mot tė kaluar e tė humbur
pėrgjithėmonė zhvillohet paralelisht nė arbėrishte e nė italishte me nota
tė dhembshura qė tė prekin thellė zemrėn.
Mikelanxhelo La Luna (po, tamam Hėna) u lind nė vitin 1967 nė atė Shėn
Mitėr (San Demetrio Korone, nė provincėn e Kosenxės) djep i njohur i
kulturės arbėreshe, pėr shkak tė pranisė sė Kolegjit tė famshėm tė Shėn
Adrianit, ku nė katedrėn e parė nė Itali tė gjuhės shqipe mėsimin e dha i
madhi Jeronim. Pasi u diplomua pėr gjuhė e letėrsi klasike nė
Universitetin e Kalabrisė, me njė tezė qė jo rastėsisht kishte pėr temė
Milosao-n e De Radės, ai u transferua nė SHBA pėr studime. Kėtu dha
mėsimin e italishtes mėparė nė Universitetin e Pittsburgut e mė pas nė
atė tė Harvardit, ku edhe mori njė specializim tjetėr duke diskutuar njė
tezė me temė po figurėn e praninė e De Radės nė kulturėn italiane tė
shekullit XIX, ndėrsa nė vitin 1997 disa vite mė pas pranė Universitetit
tė Kalabrisė u doktorua pėr Albanologji, duke i thelluar edhe mė tej
studimet e veta deradiane e duke u marrė kėsaj radhe me lėtėrshkėmbimin e
De Radės qė ruhet nė Bibliotekėn e Kozenxės. De Rada ėshtė boshti i
veprimtarisė kėrkimore tė La Lunas, i cili nė vitin 2000 themeloi njė
Qendėr Ndėrkombėtare pėr Studime Deradiane dhe nė vitin 2001 De
Rada Italian Institut-in. Qė nga viti 2003 ėshtė profesor i gjuhės dhe
letėrsisė italiane nė Universitetin e Rod Ajlandit. Ai ėshtė gjithashtu
autor studimesh tė ndryshme pėr De Radėn e, ndėr tė tjera, botoi
lėtėrėshkėmbimin midis De Radės e Nikolo Tomazeos, ndėrsa, si krijues, pos
pėrmbledhjes sė pėrmendur, nuk ka botime tė tjera.
Frymėzim i fikur ose poezi tė mbajtura nė sirtar, siē ndodh shpesh herė me
arbėreshėt, kėtė sdi ta them. Pėrshtypja qė kam ėshtė se, pasi e zbėrtheu
mallin nė tė gjitha aspektet e tij, poeti ėshtė nė kėrkim tė njė teme
tjetėr e kur ti rikthehet lexuesit do tė jetė njė poet tjetėr, ose sdo
tė kthehet si poet. E tani, qė tė ua hiqja dyshimet kolegėve tė burrit tim,
do tė duhejė tė shpreh ndonjė vlerėsim, sado tė sipėrfaqshėm. Si zakonisht,
do ta bėjė edhe jo. Se poezia e Mikelanxhelos nė arbėrishte e ajo nė
lėtishte lėzivin mbi shina paralele tashmė e thash. Tani shtoi se kėto
shina nuk ecin nė tė njėjtin nivel. Duke i lexuar poezitė nė gjuhėt
pėrkatėse, ca herė ke pėrshtypjen se po lexon dy poetė tė ndryshėm: poet
fėmijė ai qė shkruan nė arbėrishte, me gjuhė tė thjesht familjare pa asnjė
pėrpjekje pėr ta ngritur mė lart; poet i rritur ai nė italishte, i cili,
po nė suazėn e njė lirizmi pothuajse tė pėrlotur, nga pikėpamja estetike
dhe shprehėse tregohet patjetėr i zoti. Sikur gjuha e kufizuar tė cungonte
edhe aftėsinė pėr tė menduar, megjithse studimet e i gjithė kurrikulumi i
autorit tė lindin dyshimin se a ėshtė kjo thjeshtėsi e tepruar e metė
strukturore ose, pėrkundrazi, mjet stilistik i stėrhollė i zgjedhur me
dashje, pėr tė riprodhuar besnikėrisht nivelin popullor tė tė menduarit e
tė folurit. Gjithsesi, poeti i parė e i dyti ndajnė njė pikėpamje tė
pėrmalluar pėr gjendjen arbėreshe, njė qendrim ku e kaluara mbetet ėndėrrė
e arrin deri edhe tė bėhet aspiratė, ndėrsa tė ardhme nuk ka. Nė kėtė
idealizim tė sė kaluarės, qė ėshtė e kaluara e arbėreshėve, por edhe e
kaluara vetjake, fėmijėria e jetuar afėr zjarrit me gjyshėrit qė rrėfyenin
pėrrala e tė bėmat e tė parėve, jeta nė katund njė katund qė i tillė si
e pėrshkruan poeti nuk ekziston mė mbase ndikon edhe fakti se, duke
jetuar pėr pjesėn mė tė madhe tė vitit nė SHBA, nė njėfarė menyre La Luna
ėshtė diasporė e diasporės. Dihet se emigratėt, sado intelektualė, kanė
njė prirje tė veēantė pėr tė idealizuar vendlindjen ose pėr ta mohuar atė.
Kėtu kemi tė bėjmė me rastin e parė, ēka na bėn ta radhitim Mikelanxhelo
La Lunan ndėr poetėt bashkėkohės mė besnikė ndaj traditės si pėr nga
frymėzimi ashtu edhe pėr nga qėndrimi ndaj objektit tė vjershave tė tij.
Nė menyrė koherente, kjo melankoli e hollė, ky hidhėrim i ėmbėll qė
pėrfshin shpirtin e lexuesit nė njė atmosferė si tė pėrgjumur e
ėndėrrimtare pėrshkon tė gjitha vjershat e La Lunas, edhe ato qė pėr temė
kanė dashurinė ose pejzazhin, ose njė pėrsjatje mbi gjendjen e njeriut.
Sikur nė shpirtin e tij tė mos ketė vend veēse pėr njė mall, njė nostalgji
qė bėhet botėkuptim gjithėpėrfshirės. Do tė thotė patjer diēka fakti se nė
pėrmbledhje ka shumė vjersha kushtuar miqėve (Davidi, Emili, Paskali),
gjyshes, priftit tė katundit tė vdekur. Deri edhe koha po vdes. Njė botė
qė fiket e lė njė boshllėk tė pandreqshėm. Me ta edhe gjuha e kultura
arbėreshe, sipas poetit, po vdesin e cili shkruan arbėrisht nuk ėshtė ai
vetė, por dikush qė nga e kaluara shprehet nėpėrmjet shkrimit tė tij,
ndėrsa deri edhe dashuria shfaqet vetėm si kujtim. Pėr sa i pėrket gjuhės
sė vjershave nė arbėrishte, ai vet thot nė parathėnie se ėshtė e folmja e
Shėn Mitėr-Maqit, me tė gjitha veēoritė e saja, pra sshtoj mė gjė. Mė
posht, kėta do t lexoni me shėnime, kurse ata nė italishte do ti
shqipėroj unė.
Nga
Vjershe Arbresh, Rossano, 1999
VJERSHE ARBRESH
Nėng e di
Ēėsht
Ki
vjersh arbresh
Ēmdel
Si
gjak
Ka
zėmra,
e
ėsht
kshtu i bukur
e i
vėrtet
si
amuri
ēėsht
tė
ljuljet
ndver
Ka
tjet
Shpirti andiku
Tpjeqvet
ton
Ēpėr
sekulj
Kėndun
Vjershe arbresh.
NJPOET I SHKRET
Ndihem si njpoet i shkret
Ēdo
tshkrunj gjė tė ri
E
ēdi se fjaljet ēthot
Jan
vetim pika ljot
Pėr
kėt kultur
Ēėsht
e vdes.
FJALJA
Fjalja
iken,
biret,
kapxen
ktej
e
atej
si
njshpirt pa dhe
ēngzė
rrėēet,
tel
ki qill
i madh
pjot me iljiz,
i
bukur,
si
njfjalj e qetim.
Boston, 1 fjevar 1998
NATA E GJELĖS
Qetet nata me iljzit
E
ka rrugha ngjitet
Ajri i ngritur.
U,
mbi shtrat,
i
qetim,
parkalesinj tInzot
E
shkon nata
e
gjelės time
HĖNZA
vėlezravet kosovar
Hėnza vete
Ndmes
tiljzve
E
duk
se qan,
e
nguqur me qagha
ka
dheu lordu
me gjak.
Prill 1999
SHĖN MITRI
me mal e me njshėrtim tek
gėrljaci
Oj
i bukuri katundi im
kshtu largu e i qetim
ti
ēmban tngroht
mėmėn e taten time, ti
ēvjon
gjith shurbiset time,
i
vogul e i qetim
.
Ku
je, ku vajte?
Kshtu largu, kshtu i bjerr
Ku
ėsht, Shėn Mitri im,
ai
ajer ēsilni
eren
tljuljevet
tveres
ku
van ata filelje ēndinja,
e
ata filelje ēdonja,
ku
van ata kaminata
ēbėim
bashk naten
tue
fjar
e tue qeshur?
Oj
i bukur Shen Mitri im,
ēmal
tmadh msilen,
i
qlur, nėnė iljzvet,
me
hėnzen ēu ngre ka Ponxhi
e
dritson dheun e shpirtrat.
Ku
vate ai trim ashtu i mir,
ku
vate ai
ēvej
pėr ahjimazrat,
i
vetim,
tue
pėnxur
jeten
e
vetim?
Kshtu jeta shkon
E
shkon edhe jeta ime
Oj
Shėn Mitri im,
je
njljulje e hapur
te
kopshti i atija mali
ēngmėnd
e harronj,
pėr
njera ēu rronj,
ēte
zėmra mqan
Pittsburg, 19 janar 1992 - naten
*
Sa monu
zė tė kėndonj
me
kėt gjuhen ton
mbjana
fjalja bėhet
muzik e bie ktej
e
atej si njmrakul
ēėsht
pėr sekulj tek gjaku
e
ēte zėmra bėhet vjersh.
3 fjevar
1998
*
Kush e di kush ish
Ai
poet ērimarti
Kta
vjershe tbukur
Ēsot
mertin nxe,
Kush te thot ēndini
Ai
poet kur shloni
njvjersh
Nėn
ballkunit tqetim
Ku
dritsoin
iljzit
E
era tljuljevet tveres.
Kush te thot ēdo tthoj
Ai
poet ēkėndoi kta
Vjershe arbresh
.